Home / Oemvp ne Media / Hapja solemne e ETC-së në Gostivar

Hapja solemne e ETC-së në Gostivar

Gostivar, 27 gusht – Gjigandi kosovar Elkos Group nga Kosova me një rrjet të shpërndarë në të gjithë rajonin, sot bëri inagurimin e Qendrës Multidimensionale në Gostivar, investim ky që kap vlerën prej 6 milion Euro dhe ofron 100 punësime të reja për Gostivarin.

Të pranishëm në këtë inagurim ishin Pronari i Elkos Group, afaristi mjaft i njohur z.Ramiz Kelmendi, Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, z.Ylber Hysa, Ministri i Drejtësisë. Adnan Jashari, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Reprezentativë nga Agjencioni për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit – Zyra Invest Macedonia, znj. Dijana Toska dhe Promoteri Ekonomik Shqipëri&Kosovë, z.Fatos Mustafa, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z.Nebi Hoxha dhe afaristë të ndryshëm nga vendi dhe jashtë.
Hapja e kësaj Qendre, është një investim kapital, mjaft i dobishëm si për vendin ashtu edhe për rajonin Veri-Perëndimor të cilin e përfaqësojmë ne si Odë Ekonomike. Gjej rastin të përshëndes bashkëpunimin tonë të mirfilltë, pra mes Zyrës Invest Macedonia dhe OEMVP-së, në sajë të së cilit bëhen të mundshme dhe investime të këtilla. Puna e palodhshme dhe përkushtimi ynë po jep fryte dhe ndjehem mjaft krenar që jam sot këtu mes jush – theksoi Kryetari Hoxha në fjalimin e tij përshëndetës.
Qendra ETC në Gostivar, do jetë e shtrirë në një sipërfaqe mbi 6000 m2, në hapësirat e ish fabrikës Silika në Gostivar.

2