Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari Hoxha, i pranishëm në ”Takimet e Gërçarit – Prespë”

Kryetari Hoxha, i pranishëm në ”Takimet e Gërçarit – Prespë”

takime_prespare_369878046

Ky manifestim tradicional i zonës së Prespës, këtë vit shënoi jubileun e 20 me rradhë, me ç’rast të pranishmit patën mundësi të ndjekin një program mjaft të begatë. 

Nikoqiri i këtij manifestimi të përvjetshëm është Osman Shukriu, Zëvendës Drejtor i drejtorisë për emigracion.

Manifestimi u hap fillimisht me një tryezë të rrumbullakët, me temë ”Kontributi intelektual i mërgatës shqiptare dhe riatdhetësimi i tyre”, e më pas vijuan recitale të ndryshme, fjalime nga ana e Ministrit të Arsimit, Abdylaqim Ademi,Kryetari i Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti dhe të tjerë. 

Në fjalimin e tij, Ministri Ademi promovoi mundesitë e reja qe ofron Ministria e Arsimit per te rinjte shqiptar qe jetojne ne diasporë dhe per shkembimet akademike mes profesoreve vendas e kryesisht ato që jetojnë në diasporë.

Gjejgësisht, Ministria e Arsimit te gjithe te rinjve qe jetojnë jashtë vendit dhe studiojnë ne një nga univerzitetet qe gjenden ne listën e 100 universiteteve më të mira në listën e Shangait do kenë mundesi te fitojnë bursa nga Ministria e Arsimit, njejtë si studentët vendas në Maqedoni.

Gjithashtu Ministria e Arsimit u mundëson profesorëve shqiptarë që janë të angazhuar në Univerzitetet e huaja që kontributin e tyre ta japin edhe në univerzitete shqiptare gjegjesisht ne USHT sigurisht me kompenzim te volitshem financiar. 

Kryetari i OEMVP-së, nga ana tjetër u shpreh se takimet e këtilla me Diasporën shqiptare, janë mjaft të rëndësishme dhe se OEMVP punon vazhdimisht në drejtimin e vetëdijësimit dhe krijimin e mundësive të biznesit për kthimin e mërgatës në vend. Ai ceku ndër të tjerash dhe projektin Diaspora Invest të cilin e implementon OEMVP në bashkëpunim me USAID dhe Zyrën për Zhvillimin Planor të Rajonit të Pollogut, me të cilin synohet të krijohen iniciativa konkrete të biznesit per diasporën tonë.

   

2