“OEMVP: Avancim në zhvillimin e fuqisë punëtore dhe arsimim për të ballafaquar sfidat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut”

Drejtori ekzekutiv i OEMVP z. Durim Zeqiri, ishte i ftuar në panelin e diskutimit me temë “Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut – Tranzicioni nga Arsimimi në Punësim”, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung dhe South East European University (SEEU).

Në diskutimin e tij, Zeqiri theksoi problematikën e largimit të të rinjve në mënyrë drastike nga vendi, duke e cilësuar atë si një çështje kyçe e cila duhet të trajtohet dhe preventohet për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.

OEMVP tash e disa vite e ka konsideruar fuqinë punëtore si një aset shumë të rëndësishëm. Ne si Odë  jemi të vetëdijshëm se faktorët që ndikojnë në këtë largim nuk janë vetëm pagat dhe të ardhurat, por ka shumë faktorë të tjerë, për të cilat Oda ka marrë masa duke krijuar një platformë, e cila në mënyrë strategjike do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të fuqisë punëtore.

  1. Zeqiri shtoi se për të mbajtur të rinjtë në vend dhe për të parandaluar pasojat negative në ekonomi, politikat duhet të përqendrohen në krijimin e mundësive të punësimit, zhvillimin e arsimit dhe trajnimit profesional në sektorët që i kërkon tregu.

Kërkesa kryesore e OEMVP-së është që të fillohet procesi drejt përmirësimit me rritjen e pagës minimale neto në 30.000 denarë dhe të ulen kontributet në 32% nga paga neto. Gjithashtu, institucioni jonë insiston në nxitjen e aspektit të konkurrueshmërisë, si brenda vendit ashtu edhe në nivel rajonal.

Studentët patën mundësi te panelistët të parashtrojnë pyetje të temave të ndryshme të cilat ata i cilësojnë si aspekte themelore për perspektivën e vendit, gjithashtu u njoftuan me sektorët të cilat kërkohen në tregun e punës dhe profilet tek të cilat duhet ata të orientohen.

Edhe në vazhdimësi, angazhimi i OEMVP për të nxitur dhe zhvilluar arsimimin dhe përgatitjen e fuqisë punëtore të nevojshme do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore, duke besuar se po të njëjtat janë themel i çdo shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme.