Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Ndryshim për qëndrueshmëri – Tema e trajnimit që u organizua në kuadër të projektit “Partneritet për donacione”

Ndryshim për qëndrueshmëri – Tema e trajnimit që u organizua në kuadër të projektit “Partneritet për donacione”

Ndryshim për qëndrueshmëri – Tema e trajnimit që u organizua në kuadër të projektit “Partneritet për donacione”

OEMVP është partner në projektin e USAID “Partneritet për donacione”, fokusi i të cilit është të nxjerr në pah zemërgjerësinë dhe qëllimin e kompanive vendore për të ndihmuar komunitetin përmes buxhetit të tyre për aktiviteteve filantropike dhe përgjegjësisë shoqërore.

Në kuadër të projektit u organizua trajnim për organizata të shoqërisë civile me temë “Ndryshime për qëndrueshmëri” ku të pranishëm ishin drejtori i ekzekutiv i OEMVP z. Drilon Iseni dhe drejtoresha e UNIQA Life znj. Aleksandra Shkëmbi Antovska.

Para pjesëmarrësve znj. Aleksandra prezantoi përgjegjësinë shoqërore të grupacionit UNIQA Makedonija dhe projektet të cilat ato i përkrahin, nga ana tjetër z. Iseni prezantoi Kodeksin e praktikave të mira afariste, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në vendosjen dhe zhvillimin e vlerave dhe praktikave të mira dhe funksionimin brenda subjekteve afariste anëtare të OEMVP dhe rrjedhimisht në rritjen e kapaciteteve të tyre organizative.