U realizua dita e parë e trajnimit me temë: “Tarifa doganore, procedurat doganore dhe origjina e mallrave”.
Sot më 16 Tetor 2023, e hënë, në kuadër të Qendrës së trajnimeve të OEMVP, u realizua dita e parë e trajnimit me temë: “Tarifa doganore, procedurat doganore dhe origjina e mallrave”. Pjesëmarrësit, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të OEMVP, patën mundësi të trajnohen në lidhje me afatet dhe strukturat e tarifave doganore, bazat ligjore, taksat doganore, si dhe rregullat themelore për zbatimin e tarifave doganore e të tjerë.
Qendra e Trajnimeve e OEMVP-së, fillon organizimin e trajnimeve në përshtatshmëri me nevojat e kompanive anëtare të saja, dhe tani për herë të parë, e gjeni aktiv këtë shërbim.
Trajnimi i sotëm, do të përcillet edhe me ditën e dytë (17 Tetor 2023, e martë), që do të jetë trajnim gjithë ditor përsëri në hapsirat e OEMVP-së, ku punonjësit e kompanive anëtare të OEMVP-së, do të trajnohen në lidhje me procedurat doganore.
Qendra e Trajnimeve e OEMVP-së, tani është aktive dhe e gatshme të ju shërbejë kompanive me trajnime të temave të ndryshme sipas kërkesës, andaj, për të organizuar trajnimin e duhur për ju, kontaktoni zyrtaren për ndërlidhje me bizneset Besiana Mustafa në business.liaison@oemvp.org apo në tel: 075/422-886.