U publikua edicioni i parë i Librit të Bardhë mbi Praktikat e Mira Filantropike dhe të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës
Në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) u organizua Forumi i Biznesit dhe u promovua Libri i Bardhë për praktikat e mira filantropike dhe përgjegjësisë shoqërore. Libri i Bardhë promovon filantropinë dhe i drejton kompanitë të dhurojnë në një mënyrë sistematike të udhëhequr nga nevojat dhe prioritetet e shoqërisë. Ai informon të gjithë palët e interesuara për ndikimin dhe vlerën që ata kanë në shoqëri. Kompanitë që përqafojnë përgjegjësinë shoqërore si pjesë e drejtimit të një biznesi të suksesshëm kujdesen për ndikimin e tyre mjedisor, social dhe qeverisës. Ato fillimisht reduktojnë ndikimin e tyre negativ në mjedis dhe shoqëri, dhe më pas ndikojnë pozitivisht tek komunitetet për të krijuar vlera shtesë.
Në forum u diskutua edhe për sfidat e filantropëve dhe kompanive donatore, duke evidentuar mangësitë e kuadrit ligjor të këtij plani, duke i ngarkuar donatorët me procedura të gjata burokratike. Kompanitë apelojnë në mënyrë aktive për të thjeshtuar procedurën për lehtësimet tatimore, një ndryshim që në afat të gjatë do të sjellë rritje të numrit të donacioneve dhe promovimin e donacioneve afatgjata, partneritete transparente dhe donacione të regjistruara.
Në këtë forum u mbajt panel diskutim me temën “Sfida e filantropistëve ndërmjet perceptimit social dhe pengesave administrative”, ku paneliste ishin Aleksandra Shkëmbi Antovska, përfaqësuese e grupacionit “UNIQA Maqedoni”; Nina Sherifovska, drejtoreshë e “Fondacionit Enver Maliqi”; Abdilezel Dogani, drejtor ekzekutiv i “Veze Sharri” dhe Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e “Asociacionit Konekt”.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për Partneritete për Donacione, në bashkëpunim me shoqatën Konekt, Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse, Indigo dhe Odën Ekonomike Amerikane (AMCHAM).