Takim me përfaqësues të USHT-së
18 Shkurt 2016 – OEMVP sot realizoi takim me përfaqësues nga Universiteti Shtetërorë i Tetovës, gjegjësisht me Dekanin e Fakultetit Ekonomik z. Raman Ismaili, udhëheqësen e Qendrës për Ndërlidhje me bizneset znj. Vjollca Hasani dhe profesor Etem Isenin.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projektet e përbashkëta, ku OEMVP shprehu gatishmërinë për të përkrahur këto programe dhe realizimin e aktiviteteve me interes për të dy palët.
USHT deri më tani ka një bashkëpunim të frytshëm me bizneset, shumica e të cilëve janë edhe anëtare të Odës. Ky bashkëpunim përqëndrohet në fushat e këmbimit të përvojave, punës praktike të studentëve, programeve dhe çështjeve të tjera me interes të përbashkët.
Përmes projekteve strategjike në sektorin e edukimit do të ndërtohet një sistem cilësor i arsimimit, një arsimim që do të ndërtojë të rinj me shkathtësi dhe me kompetenca, të cilët do të plasohen në tregun e punës dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.
OEMVP gjithmonë ka përkrahur krijimin e kuadrove të përgatitura në lëmitë për të cilat ka nevojë tregu, sepse sa më të fuqishëm dhe adekuat të kemi nivelin e arsimit dhe edukimit, mundësia për zhvillim ekonomik dhe bizneseve të suksesshme është më e madhe.