Home / Lajmet / Njoftime / Shpallje publike për Kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shpallje publike për Kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shpallje publike për Kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Në bazë të nenit 21 të Statutit të OEMVP-së,  Këshilli Drejtues me datë 19.09.2022, solli vendim për shpallje publike për:

 

Kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

 

Kandidatët krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta të parapara me Statutin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe atë:

  • Të jetë qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të jetë anëtar i OEMVP-së;
  • Të ketë biznes të suksesshëm dhe mirë të etabluar;
  • Të zotërojë së paku një gjuhë të huaj (prioritet);
  • Të mos ketë funksion politik, konform rregullave të statutit të OEMVP;
  • Të përpilojë plan program pune për mandatin katër vjeçar, konform Platformës së OEMVP të vitit 2022;
  • Të dorëzojë CV;
  • Të sigurojë vërtetim nga Gjykata Kompetente se kundër personit në fjalë nuk ka proces të hapur gjyqësor penal;
  • Të sigurojë vërtetim nga Regjistri Qendror për regjistrimin e kompanisë;
  • Të sigurojë vërtetim nga Regjistri Qendror për Bilancin e gjendjes dhe suksesit; dhe
  • Të sigurojë vërtetim nga Gjykata kompetente se kompania nuk është e përfshirë në ndonjë proces gjyqësor penal.

 

Dokumentet e lartshënuara kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrat e OEMVP-së, në Shkup, rr.Dimitrija Çupovski nr. 13.

Konkursi për paraqitje të kandidatëve është i hapur prej 05 tetor 2022 deri më 20 tetor 2022.