Republika e Shqipërisë ndan mirënjohje ndaj OEMVP-së

Sot Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për të treguar se janë mirënjohës ndaj kompanive anëtare të Odës, të cilat u treguan humane dhe ndihmuan në rastin e fundit tragjik nga tërmeti që goditi Republikën e Shqipërisë dhe shkaktoi shumë dëme qofshin ato materiale dhe në njerëz.

Nga ana e ambasadës me një respekt dhe faleminderim të veçantë u shpërndanë çertifikata mirënjohje për të gjithë kontribuesit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, së bashku me anëtarët e vet do vazhdojnë të ngrisin përgjegjësinë shoqërore dhe në çdo moment të jetë e gatshme për përkrahje.