Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Prezantim para studentëve te Universitetit të Tetovës

Prezantim para studentëve te Universitetit të Tetovës

Prezantim para studentëve te Universitetit të Tetovës

Sot, studentët e Universitetit të Tetovës patën mundësi që të njoftohen nga afër me punën e Odës Ekonomike te Maqedonisë Veri Perëndimore.
Drejtori ekzekutivi z. Drilon Iseni para studentëve të pranishëm prezantoi misionin, vizionin dhe përcaktimet strategjike te saj. Gjatë prezantimit u njoftuan studentët me projektin prestigjioz Top 100™ i cili tradicionalisht organizohet çdo vit, ku nëpërmjet katalogut morën informata se cilat janë Top kompanitë më të fuqishme nga aspekti ekonomik.
Një nga pikat e prezantimit ishte edhe fuqia punëtore si shtyllë kryesore e biznesit, ndaj edhe studentëve ju prezantua edhe programi për pune praktike ne Odë dhe mundësitë për avancim të mëtejshëm.

 

2