OEMVP mirëpret delegacionin nga Oda e tregtisë dhe industrisë së Manisës, Turqi
01.09.2022, Shkup – Nënkryetarët Salim Hasani, Vlora Ademi, Ejup Abdullahi si dhe përfaqësues nga zyra ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore mirëpritën në takim përfaqësuesit e Odës së tregtisë dhe industrisë së Manisës – Turqi.
Takimi kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, intensifikimin e këmbimit tregtar si dhe mundësitë për investime me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Promovimi dhe ndërlidhja e bizneseve anëtare, vazhdon të ngelë një nga prioritetet e punës së OEMVP-së, me çka synohet rritja dhe zhvillimi i bizneseve vendore, drejtë një konkurrueshmërie më të avancuar.