
U.D. Kryetar
Drejtor ekzekutiv
09.06.2026, Shkup – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, u mbajt Konferenca Jubilare e 20-vjetorit, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, akademisë dhe partnerë të shumtë të Odës.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi Ngjarje Solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj, duke shënuar dy dekada përkushtim në përfaqësimin dhe avancimin e interesave të komunitetit të biznesit.
Shkup, 19.11.2025 – Në një atmosferë ku ekonomia vendase mori skenën që e meriton, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi edicionin e 16-të të TOP 100™ 2025, ngjarjen më të rëndësishme dhe më të pritur të vitit, e cila këtë vit u kurorëzua me 20-vjetorin e themelimit të OEMVP-së.
OEMVP ofron një gamë të gjerë shërbimesh me fokus në nevojat konkrete të bizneseve anëtare, duke mundësuar qasje në informacione të besueshme, rrjetëzim, mbështetje profesionale dhe përfaqësim institucional.




















