Sipërmarrësi i vitit
Sipërmarrësi i vitit
„Sipërmarrësi i vitit“ e nxit shpirtin dhe kulturën e ndërmarrësisë në R. e Maqedonisë, përmes promovimit të ndërmarrësve të suksesshëm në vend. I njëjti mbahet në fund të çdo viti, me promovim final të ndërmarrësve të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla më të suksesshme në vend.
Paraseleksionimi për përzgjedhje në rrethin më të ngushtë të “Sipërmarrësi i vitit” bëhet në përputhje me treguesit më të rëndësishëm për rritje të një ndërmarrje mikro dhe të vogël, në bazë të të dhënave nga Regjistri qendror i Maqedonisë.
Organizatorët e evenimentit, përfaqësues të organizatave të ndërmarrësve, organizatat civile dhe institucionet shtetërore, me konsensus dhe në bazë të kritereve të përcaktuara vendosin për zgjedhjen përfundimtare të ndërmarrjeve më të mira mikro dhe të vogla në vend.
Për herë të parë, kjo ngjarje u organizua në vitin 2007.
Manifestimi „Sipërmarrës i vitit“ organizohet çdo vit. Ai ka për qëllim që të ngrisë sipërmarrësinë në vend, nëpërmjet të promovimit të ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në Republikën e Maqedonisë. „Sipërmarrësi i vitit“ i identifikon sipërmarrësit të cilët vazhdimisht janë në kërkim të mundësive dhe shfrytëzimin e tyre për të gjeneruar profit, ndërmarrjen e rreziqeve dhe krijimin e inovacioneve, ata të cilët kanë aftësi menaxheriale dhe janë të orientuar drejt rritjes së ndërmarrjes së tyre.
Organizatorë kryesorë të këtij manifestimi janë:Fondacioni zhvillimor i ndërmarrjeve në Maqedoni (MRFP), Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (SSK).
Ko-organizator i manifestimit është Qendra nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit të ndërmarrësisë (NCRIPU).
Përkrahës institucional dhe organizator i manifestimit është Ministria e ekonomisë së RM-së