ERASMUS+ – Standardet e Reja për punë praktike: Standardet për punë praktike të krijuara nga ana e kompanive

erasmus+

ERASMUS+ – Standardet e Reja për punë praktike: Standardet për punë praktike të krijuara nga ana e kompanive

LAJME RRETH PROJEKTIT

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si partneri kryesor, bashkë me Universitetin e Ljubljanës – Fakulteti i Ekonomisë (SI), Qendra Evropiane për Edukimin për Lidership dhe Ndërmarrësi (FR) dhe Ideja O.K. training and consulting (MK) ka filluar Erasmus + Projektin e Partneriteteve Strategjike në arsimin dhe aftësimin profesional.

 

Qëllimi i projektit është të lehtësojë marrjen e pozitave me cilësi te larta, gjatë punësimit, punës praktike dhe trajnimeve në vendet e Evropës Juglindore (EJ).

 

Për të përmbushur këtë qëllim, projekti do të:

  1. ndihmojë në shkëmbimet e praktikave të mira, zhvillimin e rrjeteve dhe platformave diskutuese në mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat për të rritur numrin e praktikantëve të cilët më tej do të punësohen;
  2. mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar dhe partneritetet publiko-private për të përshtatur punën e qendrave arsimore në mënyrë që të plotësojnë nevojat e reja të punëdhënësve dhe pasqyron tendencat e reja dhe zhvillimet në tregun e punës në lidhje me nevojat e të rinjve;
  3. të mundësojë dhe inkurajojë, përmes përdorimit të mjeteve të teknologjisë informacionit dhe komunikimit–(TIK-së) dhe platformave, punëkërkuesve dhe bizneseve, veçanërisht NVM-ve, për të kërkuar dhe ofruar pune dhe punë praktike në industri të ndryshme.;
  4. Të përmirsojë zhvillimin e politikave për punë praktike, duke përmirësuar këto standardet dhe politikat për punë praktike të bazuara ne bashkëpunimet ndërkombetare dhe praktikave më të mira te BE-së.

 

Në kuadër të projektit do të punohet në:

  1. Hulumtimi krahasues mbi standardet e punës praktike, lidhjen e tyre me qendrat arsimore dhe zbatueshmërine e tyre;
  2. Zhvillimi i standardeve të reja të punës praktike të hartuara nga vetë punëdhënësit në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre të punës;
  3. Zhvillimi dhe udhëheqja e platformës gjithperfshirëse të teknologjisë informacionit dhe komunikimit–(TIK-së) për mbështetjen e sistemit per punën praktike.
  4. Rekomandimet e politikave për zhvillimin, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë (EQAVET) deri tek institucionet që ofrojne arsim dhe aftësim profesional dhe organeve drejtuese.