OEMVP zhvillon takim me Odën Ekonomike Ndërkombëtare të Kazakistanit

Sot, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua një takim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike Ndërkombëtare të Kazakistanit.
Të pranishëm ishin ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kazakistan, z. Sali Limani, nga OEMVP kryetari i saj z.Nebi Hoxha, nënkryetarët e OEMVP-së, drejtori ekzekutiv si dhe përfaqësues të lartë të Odës ndërkombëtare të Kazakstanit.
Ky takim kishte për qëllim shpalosjen e potencialeve ekonomike të dy vendeve respektive si dhe nxitjen e një bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve në fjalë.
OEMVP do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt avancimit dhe përmirësimit të klimës ekonomike të vendit, kështu duke ndihmuar dhe nxitur sipërmarrësinë vendore.

.