Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për skemën e granteve për bizneset e gjelbra- Tranzicioni i gjelbër, prioritet për zhvillimin e kompanive

OEMVP merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për skemën e granteve për bizneset e gjelbra- Tranzicioni i gjelbër, prioritet për zhvillimin e kompanive

OEMVP merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për skemën e granteve për bizneset e gjelbra- Tranzicioni i gjelbër, prioritet për zhvillimin e kompanive

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Durim Zekiri, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, morën pjesë në ngjarjen solemne të organizuar nga Agjencioni INOVA, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për projektin “Skema e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve për biznes të gjelbër” (Greening Business Facility – GBF).

OEMVP e përshëndet këtë iniciativë të Qeverisë, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e cila paraqet një mundësi konkrete për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të investojnë në teknologji të gjelbra, efikasitet energjetik dhe procese të qëndrueshme prodhimi. Kjo skemë grantesh është plotësisht në linjë me angazhimin e Odës për transformimin e gjelbër të sektorit privat..

Si përfaqësuese legjitime e komunitetit të biznesit, OEMVP tashmë ka dëshmuar lidership në këtë fushë përmes promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe është e vetmja në vend dhe rajon që çertifikon bizneset e gjelbërta në bazë të kritereve profesionale dhe rigoroze.

Ky aktivitet u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të nivelit të lartë shtetëror, institucioneve relevante dhe trupit diplomatik, përfshirë Kryeministrin e vendit, z.Hristijan Mickoski dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Mihalis Rokas, duke reflektuar mbështetjen e fuqishme institucionale dhe ndërkombëtare ndaj iniciativave që promovojnë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër.

OEMVP do të luajë rol aktiv në informimin, orientimin dhe mbështetjen të kompanive anëtare, me qëllim që ato të përfitojnë maksimalisht nga kjo skemë dhe të përshpejtojnë transformimin e tyre drejt modeleve më konkurruese, më të pastra dhe më të qëndrueshme të biznesit.

2