Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP zhvillon takim me kryesinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve

OEMVP zhvillon takim me kryesinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve

OEMVP zhvillon takim me kryesinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve

01.07.2025, Shkup – Kryetari i OEMVP-së, z.Qyra, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të OEMVP-së, z. Ejupi, Drejtorin Ekzekutiv, z. Zekiri, Nënkryetarin, z. Tairi, si dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, z. Kuçi dhe znj. Selimi, pritën në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, dhe përfaqësuesit e bordit drejtues.

Takimi u fokusua në diskutime rreth heqjes së reciprocitetit për blerjen e patundshmërive mes vendeve, kështu duke shqyrtuar mundësive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në përmirësimin e klimës afariste.

Ndër temat kryesore të diskutuara për lehtësimin e ecurisë së bizneseve ishte edhe eliminimi i barrierave doganore dhe harmonizimi i tarifave, si një element thelbësor për nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe optimizimin e logjistikës së mallrave. U potencua edhe sfida e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, për të cilën është më se e nevojshme të dizajnohen politika të përbashkëta që do përkrahin arsimin profesional, me çka mundësohet përfshirja aktive e të rinjve në tregun e punës.

U diskutuan edhe kostot e punëdhënësve, duke potencuar përqindjen e lartë të kontributeve të pagave në RMV, në krahasim me vendet e rajonit, e veçanërisht me Kosovën.

Bashkëpunimi me AKB, partnerin e kahmotshëm të Odës, vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në përpjekjet për fuqizimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e interesave të përbashkëta të komunitetit të biznesit.

2