OEMVP pjesëmarrëse në Expokos 2019

OEMVP përfaqësohet nga nënkryetari z. Nagib Fejzi në Panairin Ndërkombëtar Expokos, cili mbahet në Kosovë. Ky panair njëkohësisht paraqet edhe ngjarjen më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, në të cilin përfshihen sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjes e sigurisë.

Ky është bërë veçse një vendtakim i rëndësishëm për bizneset e rajonit. Sivjet kjo ngjarje është e pasuruar me aktivitete të shumta, ku do të ketë takime B2B, numër të madh të pavijoneve ndërkombëtare, të vizituara nga profesionist dhe sipërmarrës nga vendi edhe rajoni.

Sipas strategjisë së OEMVP, ne e mbështesim promovimin e sipërmarrësisë, risive, konkurrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe rajonalizimit të bizneseve dhe i përshëndesim ngjarjet e këtij lloji