OEMVP pjesëmarrëse në diskutimin rreth procesit të zbulimit të sipërmarrësisë

Shkup, 17.12.2021

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha ishte pjesëmarrës në diskutimin rreth procesit të zbulimit të sipërmarrësisë si dhe sfidat në procesin e së njejtës. Ai u shpreh që për të realizuar këtë proces me sukses, duhet të shihen kërkesat reale të shoqërisë tonë si dhe vendosjes së strategjisë me qëllime të sakta.
Poashtu ai theksoi që Odat ekonomike luajnë një rol shumë të rëndësishëm deri tek arritja e këtyre qëllimeve dhe ato e marrin përsipër shfrytëzimin e të gjitha potencialeve.
OEMVP gjithmonë ndikon në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në vend dhe për të arritur procesin e lartëpërmendur uhet të ketë bashkëpunim mes akademisë dhe sektorit privat.