Delegacion i OEMVP-së i përbërë nga Kryetari i saj z. Nebi Hoxha me nënkryetarët dhe anëtaren e këshillit drejtues, takuan Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar rreth memorandumit për bashkëpunim, problemet e kompanive me të dhënat para-fiskale, tarifa dogare dhe çështje tjera me interes të sektorit të biznesit.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson shumë përkrahjen e institucioneve shtetërore dhe gjithmonë është e përqëndruar në ndërtimin e partneritetit me institucionet shtetërore për të krijuar kushte më të mira për komunitetin e biznesit dhe për të sigurar zhvillim dhe rritje ekonomike në shtet.







