OEMVP në takim me Odën Ekonomike të Dubait

Shkup, 24.02.2022

Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve të cilat janë duke u realizuar në kuadër të vizitës së Dubai-Expo 2020, udhëheqësia e OEMVP-së në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha dhe drejtorin ekzekutiv z. Drilon Iseni vizituan edhe Odën Ekonomike të Dubait.

Ata u mirëpritën nga kryesia e Odës së Dubait, dhe në këtë vizitë u shtjelluan tema të rëndësisë së lartë sa i përket ekonomisë, tregtisë mes vendeve dhe mundësisë për investime në RMV, ku OEMVP shtjelloi edhe programet e saja për të i ndihmuar kompanitë e huaja të kyçen në tregun tonë.

Ndër tjerash, u diskutua edhe për potencialin e kompanive vendore e sidomos të anëtarësisë së OEMVP-së për të eksportuar në Emiratet e Bashkuara, kështu duke i plotësuar kërkesat e bizneseve atje me produktet dhe shërbimet e kompanive anëtare të OEMVP-së.

Promovimi dhe ndërlidhja e bizneseve anëtare, ka qenë dhe vazhdon të ngelë një nga prioritetet e punës së OEMVP-së, me çka synohet rritja dhe zhvillimi i bizneseve vendore, drejtë një konkurrueshmërie më të avancuar.