OEMVP në takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave

Grupacioni i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të OEMVP-së, inicoi takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Arjanit Hoxha. Në këtë drejtim OEMVP, është thellësisht e përkushtuar dhe interesuar për të shtrirë bashkëpunimin me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në vend që drejtpërsëdrejti ose tërthorazi mund të kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Sektori i bujqësisë zë vend të konsiderueshëm në punësimin e përgjithshëm në vend, ku 11.80% nga numri i përgjtihshëm të të punësuarve në vend janë të punësuar në po të njejtin, gjë që njëkohësisht dëshmon për rëndësinë e bujqësisë në ekonominë e përgjtihshme në vend! Ky grupacion para ministrisë shpalosi kërkesa dhe sygjerime konkrete të cilat u formuluan nga kompanitë anëtare të Odës, pjesë të këtij sektori.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh interesin e thellë për bashkëpunim dhe në angazhimin e përbashkët për të parë sektorin bujqësor jo vetëm si burim i sigurimit të ushqimit, por mbi të gjitha si sektor për të bërë biznis dhe krijimin e vlerës së shtuar të prodhimeve vendore.