OEMVP në takim me investitorët e huaj

Qeverija e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe dhomat tjera ekonomike në vend, organizoi sot takim në të cilin rreth 20 investitorë të huaj në vendin tonë e prezantuan punën e tyre para kompanive vendase. 

  Në pjesën hyrëse të takimit para afaristëve u drejtua Kryeministri i Qeverisë z. Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri z. Zoran Stavrevski, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike z. Vlladimir Peshevski dhe Ministri i Ekonomisë z. Valon Saraqini.

  Pas përfundimit të pjesës hyrëse, nga ana e  ministrit përgjegjës për investimet e huaja z. Vele Samak dhe drejtorit të Direkcionit TIR3 z. Viktor Mizo, prezantuan aktivitetet investitorëve të huaj në Republikën e Maqedonisë.

  Në fund, u realizuan edhe B2B takime në mes investitorëve të huaj dhe kompanive vendase që janë të interesuara për bashkëpunim. 

  Qëllimi i takimi ishte lidhja e sipërmarrësve vendas me investitorët e huaj dhe rritja e mundësive që ato të bëhen furnizues të tyre.

 

Comments are closed.