OEMVP nderohet me pllakë jubilare nga Kryqi i Kuq në 80-vjetorin e themelimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Mendi Qyra mori pjesë në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj ngjarjeje, OEMVP u nderua me një pllakë jubilare, një shenjë falenderimi për mbështetje dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në realizimin e iniciativave humanitare të organizatës. Ngjarjet e tilla janë mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe organizatave, të cilat kontribuojnë në mbështetje të kategorive të ndryshme të shoqërisë dhe për të theksuar sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe të gjatë.
Ky jubile theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneriteteve të forta dhe angazhimit të përbashkët për të përballuar sfidat që sjellin nevojat e qytetarëve tanë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të vazhdojë të mbështesë Kryqin e Kuq dhe iniciativat e tij humanitare për një shoqëri më të barabartë.