OEMVP mirëpret koalicionin “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”. Prezanton Platformën e Zhvillimit Ekonomik Lokal
23.09.2021, e Mërkurë Shkup – OEMVP realizoi takimin e parë në kuadër të takimeve tradicionale në prag të zgjedhejve lokale ku prezanton Platformën e Zhvillimit Ekonomik Lokal.
Në këtë takim Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha mirëpriti Kryetarët e Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjegjësisht z. Ziadin Sela dhe Z. Afrim Gashi të cilët ishin të shoqëruar edhe nga kandidatët prej rradhëve të tyre për kryetarë komunash.
Nga ana e përfaqësuesve të OEMVP-së u shpalosën mbi 60 masa nga platforma, propozime dhe ide të cilat pushteti lokal në 4 vietet e ardhshme duhet t’i realizon me qëllim të rritjes së ekonomisë dhe bizneseve lokale, kështu duke kontribuar pozitivisht ndaj cilësisë së jetesës së qytetarëve, vetëqëndrueshmërine e institucioneve gjegjësisht komunave, njëherit duke e ndihmuar edhe procesin e decentralizimit.
Pavarësisht situatave dhe rrethanave, OEMVP vazhdon me ngulm t’i kërkojë të drejtat e biznesit për përmirësimin e kushteve, marrë parasyshë se biznesi paraqet shtyllën ekonomike të shoqërisë dhe shtetit tonë.