OEMVP dhe Kariera.mk me platformë të re për zhvillimin e burimeve njerëzore

28 Dhjetor 2016 – Sot në hapësirat e OEMVP-së u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim mes OEMVP-së dhe servisit për zhvillimin e burimeve njerëzore Kariera.mk.

Ky bashkëpunim ka për qëllim promovimin, zhvillimin dhe edukimin e vazhdueshëm të resurseve njerëzore, në përputhje me interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

OEMVP dhe Kariera.mk do të bashkëpunojnë në interes të sigurimit të forcës punëtore për anëtarët e Odës dhe promovimit të standardeve botërore në avancimin e burimeve njerëzore.

Në periudhën që vijon do të bëhet shkëmbimi i praktikave më të mira për zbatimin e suksesshëm të procesit të regrutimit dhe selektimit të kandidatëve për punësim përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kariera.mk në ngjarjet edukative që do ti zbatojë Oda.

Me këtë bashkëpunim poashtu parashikohet organizimi i ngjarjeve speciale, trajnime, panaire; Pjesëmarrja e të punësuarve të odës dhe anëtarëve të saj në të gjitha segmentet e punës së Kariera.mk, përmes kolumnave, intervistave dhe teksteve tjera informative lidhur me profesionin e burimeve njerëzore; pjesëmarrja në projekte të përbashkëta, duke përfshirë edhe ato hulumtuese, promovuese, si dhe projekte për avancimin e sferës së burimeve njerëzore.

“Burimet njerëzore janë kapitali më i rëndësishëm i çdo kompanie apo organizate, krijimi, menaxhimin dhe përmirësimi i burimeve njerëzore paraqet një proces kompleks që duhet të pasohet nga disa faza të zhvillimit. OEMVP do të përpiqet që anëtarëve të saj të ju mundësojë zgjidhje sa më moderne për burimet njerëzore, të cilat janë trend në vendet perëndimore, kryesisht për përgjigje të shpejtë ndaj nevojave të rritjes organizative, nevojat e tregut, konkurencës, inovacionit dhe zgjerimin e bizneseve të tyre “, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

„KARIERA.mk është web servis që rezulton nga sinergjia e ekipeve me përvojë mbi 10 vjeçare në fushën e punësimit dhe në fushën e teknologjisë. KARIERA.mk ofron shpallje për punësime, praksa, bursa dhe opcione tjera të edukimit joformal me qëllim që të bëhet adresa qendrore e ndihmës për zhvillim në karierë. Të ndryshëm na bën fakti se përmbajtjet tona shfaqen në web-faqet më të frekuentuara në Maqedoni me mbi 12.000.000 shfletime në muaj, si dhe në faqet më të mëdha të rrjeteve sociale, dërgojmë newsletter të targeuar tek mbi 100.000 përdorues”- deklarojnë themeluesit Norik Selimi dhe Gjorgji Kakashevski.

kariera-oemvp-1

kariera-oemvp-2

kariera-oemvp-3

Comments are closed.