Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot realizoi takim me përfaqësuesit e American Chamber of Commerce – AMCHAM Maqedoni

Sot në zyrat e OEMVP-së, Kryetari Nebi Hoxha priti Kryetarin e Odës Amerikane të Maqedonisë z. Slavko Projkoski dhe Drejtoreshën znj. Dijana Despotov.

Në këtë takim u diskutuan aktivitetet, planet dhe idetë për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Odave. Poashtu u bisedua edhe për mënyrat e komunikimit sa më të mirë me anëtarët si dhe që të krijohen mundësi më të volitshme për komunikim të drejtpërdrejtë me ta.

Duke prezantuar aktivitetet që ndërmirren, u soll përfundimi që pika kryesore për arritjen e një klime të mirë në aspekt të bashkëpunimit dhe zhvillimit është vënia e një hapësirës sa më të madhe për komunikim me anëtarët, të cilët do të mund të shprehin problemet që ata hasin, sfidat e biznesit dhe mënyrat se si mund të tejkalohen të njejtat. Veprimi i përbashkët i odave do të ketë ndikim më të fuqishëm në krijimin e një biznes klime sa më të volitshme në shtetin tonë.

U diskutuan edhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta nga fushat strategjike të cilat i tangojnë të dy odat. Nëpërmjet aktiviteteve të shumta që do të organizohen do të mund të ndikohet në krijimin e mundësive sa më të mira për bizneset si dhe ekonominë në përgjithësi.