Home / Lajmet / Lajmet e fundit / NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR PARTNERITET STRATEGJIK NË MES OEMVP-së dhe UBO Consulting

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR PARTNERITET STRATEGJIK NË MES OEMVP-së dhe UBO Consulting

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR PARTNERITET STRATEGJIK NË MES OEMVP-së dhe UBO Consulting

Sot, në Shkup, është nënshkruar Marrëveshje për partneritet strategjik në mes Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe kompanisë UBO-Consulting, që ka për qëllim fuqizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të anëtarëve të OEMVP-së duke u bazuar në të dhëna që dalin nga shërbimet cilësore në fushën e hulumtimeve të tregut, të analizës dhe vizualizimit të tyre.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që UBO Consulting të ndihmojë anëtarët e OEMVP-së në konceptimin dhe zhvillimin e hulumtimeve në tema dhe sektorë me interes të përbashkët në mënyrë që kompanitë anëtare të identifikojnë tregje të reja potenciale për produktet dhe shërbimet e tyre.

2