Mbledhja e VII e Këshillit Drejtues

  Më datë 05 Shtator 2012, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore u mbajt mbledhja e VII-të e Këshillit Drejtues.

  Në rendin e ditës të kësaj mbledhje ishin aprovimi i Raportit për aktivitetet e OEMVP-së për periudhën Qershor-Gusht të këtij viti;Propozimi i masave antikrizë drejtuar Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë; Propozim të kandidatëve për plotësim me anëtarë të rinj në Këshillin Drejtues dhe Këshillin Mbikëqyrës.

  Gjithashtu, në këtë takim u diskutua rreth Kuvendit të ardhshëm të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si dhe për tema të ndryshme në interes të Odës.

Comments are closed.