Mbahet mbledhja e I-rë e Grupacionit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbajti takimin e I-rë me Grupacionin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë vit. Ky grupacion përfshin një numër të madh të kompanive që realizojnë veprimtari të ndryshme në këtë sektor.
Bujqësia, si në Bashkimin Evropian, e cila mbulon 40% të buxhetit, poashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një segment kryesor të zhvillimit. Ајо merr pjesë në BDP-në e shtetit me 11%.
Me funksionimin e duhur të grupacioneve Oda arrin të jetë sa më afër kompanive dhe nga ana tjetër kompanitë të jenë afër njëra tjetrës.