15 shkurt 2011 – Kuvendi i dytë zgjedhor
Më datë 15 shkurt në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt Kuvendi i dytë zgjedhor me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Udhëheqësisë së re të Odës. Në funksionin e kryetarit të ri u zgjodh z.Menderes Kuçi, kryetar kuvendi z.Xhemail Dauti, si dhe u vendos këshilli drejtues me tre nënkryetarë dhe këshilli mbikqyrës.
Zotëri Menderes Kuçi nga viti 1990 është drejtor i kompanisë ARB Komerc – Tetovë.
Ka të mbaruar fakultetin ekonomik në Prishtinë 1985 dhe studimet postdiplomike në Mikroekonomi në 1988.



