Në Ditën e Dytë të GAGF, Mbahet edhe paneli “Tregu Gjermano folës, një potencial për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Folës edhe Kryetari Mendi Qyra
Panairi i Gastronomisë “Global Albanian Gastronomy Festival”, i organizuar nga z. Astrit Panxha, është një ngjarje e rëndësishme që po mbahet në Berlin, Gjermani. Ky panair ofron një mundësi të shkëlqyer për kompanitë dhe sipërmarrësit e interesuar për të zgjeruar rrjetin e tyre dhe për të krijuar lidhje të reja ndërkombëtare. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga industrive të ndryshme nga mbarë bota, ky event krijon një platformë ideale për bashkëpunime të reja ndërsa është pikërisht, koncepti i cili u mungonte bizneseve tona për shumë kohë.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin Krerët më të lartë të shtetit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në një platformë ndërkombëtare.
Në ditën e dytë të këtij eventi të rëndësishëm, në panelin e diskutimit me temë “Tregu Gjermano folës, një potencial për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ndër tjerë folës ishte Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), z. Mendi Qyra.
Në fjalën e tij, z. Mendi Qyra theksoi rëndësinë e integrimeve Evropiane me çka u jepet qasje më e lirë dhe e drejtë për drejtë bizneseve tona në tregje të huaja, me çka edhe merr kuptimin e plotë çdo koncept zhvillimor ekonomik duke u bërë pjesë e familjes evroapiane. Z. Qyra nënvizoi sfidën me të cilën përballen vendet si Maqedonia e Veriut për të rritur konkurrueshnmërinë dhe produktivitetin, ndërsa foli edhe për rëndësinë e marrëdhënieve tregtare me Gjermaninë, duke theksuar se është partneri kryesor tregtar i Maqedonisë së Veriut, me mbi 40% të eksportit që shkon në këtë shtet. Megjithatë, përmendi edhe sfidat e lidhura me përmbushjen e standardeve evropiane për cilësinë, sigurinë dhe burokracinë administrative që ndërlikojnë proceset e tregtisë ndërmjet dy vendeve.
Kryetari, z. Qyra u shpreh se ky panair përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore mes vendeve tona dhe tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar një urë bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor në një kontekst global.
Në po të njëjtin panel, folës ishin edhe dhe Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Nagib Fejzi, z. Skender Xhakaliu – ish Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani dhe z. Gafar Vejseli – Kryetar i Klubit të Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, në peshën e këtij panairi madhështor, kontribuan me pjesëmarrje edhe krerët e shteteve si Republika e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Gjermanisë etj.