Konferencë: “Gratë dhe fuqia e tyre ekonomike”
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është pjesëmarrëse në konferencën e organizuar në Elbasan me temë: “Gratë dhe fuqia e tyre ekonomike në rajonin e Elbasanit”, e përfaqësuar nga Drejtori ekzekutiv Drilon Iseni. Kjo konferencë zhvillohet në kuadër të “Projektit për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla për gratë në zonën ndërkufitare”.
OEMVP si përfaqësuese legjitime e bizneseve, përcaktim strategjik ka edhe përfshierjen e gruas në biznes dhe në kuadër të saj ekziston edhe Grupacioni i Grave afariste. OEMVP gjithmonë mbështet sipërmarrësinë e gruas dhe inovacionet e shumta në këtë fushë dhe synon përforcimin dhe nxitjen e pozitës së gruas në shoqëri.
Në kuadër të Grupacionit të Grave Afariste, bizneset e udhëhequra nga gratë, në OEMVP mund të anëtarësohen dhe të fitojnë një numër të madh të beneficioneve, siç është anëtarësia pa pagesë, gjë e cila mundëson dhe kontribuon në bashkëpunimin dhe rrjetëzimin mes kompanive të tjera anëtare të Odës.