Konferenca “Balkan Benelux”

  Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Partneritet me Austrian Economic Center si dhe në bashkëpunim me Univestitetin e Evropës Juglindore, organizuan konferencën “Balkan Benelux” në 26 Nëntor 2013.

  Konferenca është me temë “Balkan Benelux” dhe do të diskutohet rreth integrimeve ekonomike dhe rajonale që vendet e Ballkanit perëndimor synojnë të bëhen pjesë e Evropës dhe NATOs. Kjo konferencë mblodhi së bashku shumë aktorë të interesuar për një bashkëpunim ekonomik rajonal mbi rrugë dhe ide të qarta e konkrete.

  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi, në fjalimin e tij lidhur me dimensionin ekonomik-strategjik të integrimit ekonomik rajonal dhe shtyllat thelbësore të reformës për suksesin e Ballkanit Jugor në vitet e ardhshme, tha se ideja e Belenuksit për ne është kuptimplotë, por kjo kërkon një angaxhim serioz nga të gjitha palët. Është pikërisht aspekti ekonomik që duhet shfrytëzuar për bashkëpunim rajonal sepse në të kundërtën, duke qenë të ndarë, ne paraqesim tregje me pak fuqi konkuruese, dhe kjo do na bënte të pafuqishëm të konkurojmë të ndarë të një treg global. 

  Mbështetur në prioritetet e politikës së saj të jashtme, Maqedonia detyrimisht duhet ti kushton një vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal në gjithë tërësinë e tij. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet pare si shtylla të rëndësishme që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe si parakushte për proceset integruese evropiane dhe euro-atlantike në rajon. Dhe krejt në fund, suksesi I integrimin ekonomik por edhe politik në Bashkimin evropjan, në radhë të pare do varet  nga aftësia e të gjithë vendeve të rajonin që së pari të integrohen në aspekt ekonomik me fqinjët e tyre. 

   Ne jemi duke marrë një iniciativë për lehtësimin e tregtisë me vendet fqinje që do të kursejë orë pune, kosto të pafundme dhe do ta bëjë në fakt kufirin, në aspektin tregtar, nje vijë të padukshme – tha kryetari Kuçi.

  Në konferencë gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe prof. dr. Zamir Dika rektori i UEJL, z. Arben Ahmetaj ministër i ekonomisë dhe tregtisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, Prof.Dr. Blerim Reka, Prof.Dr  Ylber Sela e tjerë.



Comments are closed.