Platforma për Dialog Publiko-Privat

Të nderuar anëtarë të OEMVP,

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore prej muajit Korrik morri kryesimin e Platformës  për Dialog Publiko-Privat në mes Odave ekonomike dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Platforma për Dialogun Publiko-Privat u krijua si përgjigje të nevojave dhe kërkesave për përfaqësimin e kompanive në bisedimet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e klimës së biznesit dhe pjesëmarrjen në procesin e miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore si dhe aplikimin e zgjidhjeve më të mira për ligjet aktuale që shqetësojnë kompanitë.

OEMVP do të kryesojë me Platformën për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në fund të vitit 2019. Në platformën e përbashkët për Dialogun Publiko-Privat janë të kyçur katër odat më të mëdha në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore; Oda Ekonomike e Maqedonisë; Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – MASIT; dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Me udhëheqjen e kësaj Platforme,  OEMVP së bashku me partnerët tjerë, do të mundëson që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit nga ana e institucioneve përkatëse. Gjatë kryesimit me platformën, janë paraparë që të mbahen dy takime me ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të diskutohen dokumentet për politika që janë përpiluar në bazë të problemeve të identifikuara me kompanitë. Prandaj, OEMVP apelon tek anëtarët e saj, që problemet me të cilët ballafaqohen kompanitë me rregullativën ligjore të adresohen tek OEMVP, ku më pas këto probleme do të zhvillohen në dokumente për politika dhe do të dërgohen tek institucionet përkatëse.

Të gjitha problemet e Juaja mund ti shkruani në adresën tonë elektronike: info@oemvp.org.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Me respekt,

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore