I mbështesim bizneset drejt transformimit të gjelbër: OEMVP dhe Komercijalna banka nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Në kuadër të pakos së re të shërbimeve të OEMVP për shndërrimin e bizneseve në biznese të gjelbra, kësaj radhe është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me anëtarin dhe sponsorin e OEMVP Komercijalna Banka SHA Shkup.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i OEMVP z. Durim Zekiri dhe Dr. Maja Stevkova Shterieva Drejtoreshë Kryesore Financiare dhe Biljana Maksimovska-Popovic, Drejtoreshë kryesore e bankingut korporativ.

Duke pasur parasysh se një nga sfidat kryesore të bizneseve ishte transformimi i kompanive drejt efikasitetit energjetik dhe tranzicionit të gjelbër, Oda prezantoi një paketë të re shërbimesh përmes së cilës kompanitë mbështeten për t’u bërë më të qëndrueshëm, duke rritur konkurrencën e tyre si në tregun vendas ashtu edhe në atë të jashtëm.

Si pjesë e Projektit është edhe dhënia e informacionit dhe asistencës për kompanitë anëtare që kërkojnë financim për projekte të efikasitetit energjetik, dhe kjo realizohet me nënshkrimin e memorandumeve me bankat komerciale për të lehtësuar qasjen në mundësitë e financimit.

Kjo iniciativë realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID Maqedonia e Veriut “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Strategic Development Consulting.