15.12.2024 – Filloi aksioni “Shporta e Vitit të Ri”. Anëtarët e OEMVP kanë kontribuar vullnetarisht në iniciativën, duke mbështetur përpjekjet për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve, për të ofruar ndihmë dhe lehtësuar shpenzimet e qytetarëve gjatë periudhës festive.Ky aksion është organizuar me pjesëmarrjen e prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të ndryshëm, dhe ka për qëllim të ulë çmimet e produkteve të përzgjedhura për një muaj, nga 15 dhjetori deri më 15 janar.
Të gjitha produktet që përfshihen në aksionin e “Shportës së Vitit të Ri” janë të shënuara në rafte të marketeve me sloganin: “Më pak harxhime, më shumë për ty – Ne kujdesemi”
Lista e produkteve ende nuk është e mbyllur dhe të gjitha kompanitë e interesuara, mund të regjistrohen me produktet e tyre.
Kjo është një iniciativë e rëndësishme që reflekton angazhimin e bizneseve për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Për informata rreth produkteve, klikoni në:
https://www.mojakosnica.mk/sq





