Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari dhe Drejtori ekzekutiv së bashku me kompani anëtare të OEMVP të pranishëm në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2025”

Kryetari dhe Drejtori ekzekutiv së bashku me kompani anëtare të OEMVP të pranishëm në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2025”

Kryetari dhe Drejtori ekzekutiv së bashku me kompani anëtare të OEMVP të pranishëm në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2025”

10.06.2026, Prishtinë – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përfaqësuar nga Kryetari Qyra dhe Drejtori ekzekutiv Zekiri, zyrtarisht mori pjesë në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2025”. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe kompanitë anëtare Sal Kom, Pluska dhe Gradis Ko.

Kryetari z. Qyra në fjalimin e tij përshëndetës, potencoi se bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Kosovës është i domosdoshëm, duke pasur parasysh se kompanitë operojnë dhe shtrijnë aktivitetet e tyre në shtetet përkatëse, dhe se ngjarje të tilla rrjetëzuese janë platformë ideale që ju mundësojnë bizneseve promovim dhe shkëmbim kontaktesh me bashkëpunëtorë potencial.

Panairi “Prishtina 2025” mblodhi sektorë të ndryshëm ekonomik, duke përfshirë teknologjinë, përpunimin e ushqimit, metalurgjinë, industrinë e drurit, tregtinë, turizmin, bujqësinë, hortikulturën dhe industri të tjera prodhuese.

Në kornizën e panairit u zhvillua një panel diskutimi i fokusuar në ekonominë cirkulare, ku ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve diskutuan rëndësinë e modeleve të qëndrueshme të prodhimit dhe konsumit.

Ngjarja do vazhdon edhe me datë 11 dhe 12 qershor, ku do ketë takime B2B dhe aktivitete të tjera për kompanitë pjesëmarrëse me shtande, si dhe vizitorët.