Home / Lajmet / Lajmet e fundit / “Olimpiada e Ekonomiksit: Inovacioni dhe Shpërblimet për Rininë në Tetovë”

“Olimpiada e Ekonomiksit: Inovacioni dhe Shpërblimet për Rininë në Tetovë”

“Olimpiada e Ekonomiksit: Inovacioni dhe Shpërblimet për Rininë në Tetovë”

11.05.2024, Tetovë – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore morri pjesë në Raundin kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit, e organizuar nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa e Bazave Ekonomike nga SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore.

Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zeqiri morri pjesë në këtë ngjarje si panelist, duke diskutuar mbi temën “Inovacionet ekonomike të udhëhequra mbi të rinjtë” dhe duke iu ofruar studentëve perspektivën nga bota e biznesit.

Ai theksoi  rolin e inovacionit në fuqizimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në lidhje me të rinjtë. Promovimi i inovacionit është kyç për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të krijuar mundësi punësimi. Në një treg global që evoluon shpejt, është e rëndësishme që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përmbushur kërkesat e tregut. Ky angazhim në inovacion dhe zhvillim të aftësive është jetësor për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të diversifikuar për të ardhmen e vendit, por kjo gjë mund të arrihet duke bashkëpunuar me institucionet qeveritare dhe akademike.

Gjithashtu, z. Zeqiri ndau edhe tre çmime për studentët ekselentë të këtij Universiteti, duke iu uruar të njëjtëve suksese më të mëdha në vazhdimësi.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është mbështetëse maksimale e rinisë dhe mbajtjes së rinisë në vendin tonë, duke i cilësuar ata si aset më të madhin për zhvillim dhe rritje ekonomike.