15.06.2023, Shkup-Sot në hapësirat e OEMVP-së u realizua infosesioni në lidhje me prezantimin e Programit të Ri të IPARD-it, gjatë së cilës anëtarët e OEMVP-së kishin mundësi të njoftohen detajisht me programën.
Qëllimi i Programit IPARD, synon të përmirësojë infrastrukturën bujqësore në vendet anëtare të EU, të mbështesë modernizimin e fermave bujqësore, të promovojë qëndrueshmërinë mjedisore dhe të rrisë punësimin në zonat rurale.
Në kuadër të këtij programi, mbështeten një sërë aktivitetesh të ndryshme, si përmirësimi i tokave bujqësore, investimet në pajisje dhe teknologji bujqësore, zhvillimi i tregtisë dhe biznesit, rritja e cilësisë së produkteve bujqësore dhe kapacitetit të përpunimit, zhvillimi i prodhimit bujqësor dhe të promovimi i inovacioneve në këtë degë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore si gjithmonë është në shërbim të sektorit të biznesit, në mbrojtje të interesave të bizneseve anëtare të saj.





