Takim mes OEMVP dhe Përfaqësuesve nga Shkolla e Mesme Teknike Komunale ,,Gostivar”
26.10.2021, Shkup – Sot në hapësirat e OEMVP u realizuar takim në mes Drejtorit ekzekutiv të Odës, z. Drilon Isenit dhe përfaqësuesve të Shkollës së Mesme Teknike Komunale “Gostivar”.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të shihen mundësitë për bashkëpunim rreth realizimit të mësimit praktik të nxënësve nëpër kompani, obligim i cili lindi nga reformat që ndodhin në arsimin e mesëm profesional.
OEMVP konform përcaktimit të saj strategjik “Resurset humane si shtyllë kryesore e çdo biznesi” gjithmonë është në përkrahje të reformave dhe iniciativave përmes të cilave kompanitë mund të sigurojnë fuqi punëtore kualitative.