Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Gostivari

26 Korrik 2016 – Sektori i biznesit dhe OJQ-të lokale nga Gostivari kishin mundësin të takohen në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga OEMVP në partneritet me Fondacioni Albiz.

Qëllimi i këtij takimi sikur edhe në qytetet tjera ishte që këto dy sektor të njoftohen mes vete dhe ti shqyrtojnë mundësit për bashkëpunim, duke i shfaqur pikat ku ka ngecje, mundësit për tejkalimin e tyre dhe potencialet e bashkëpunimit.

OJQ-të shprehën se ekziston mungesë e informatave të kompanive që operojnë në Gostivar dhe që janë të zhvilluara në nivel të mjaftueshëm për të donuar. Ndërsa afaristët prezent shprehën se edhe ata dëshirojnë të donojnë por OJQ-të  duhet të kuptojnë se edhe kompanitë e tyre tani kanë filluar të lulëzojnë.

Si rezultat i diskutimit të zhvilluar u konstatua se mungon vetëdijesimi se çfarë nënkupton donacion dhe sponzorim, se ekzistojnë paragjykime për shoqatat joqeveritare dhe se ata duhet të kenë një qasje më bindëse, më insistuese, më të drejtpërdrejt me idetë e tyre para sektorit të biznesit. Mënyra e prezantimit të projekteve duhet të jetë adekuate, më e detajuar dhe të sqarohen nga disa këndvështrime përfitimet  e shoqërisë nga ai projekt.

Nga i gjithë takimi  rezultoi se të dy sektorët janë të hapur për bashkëpunim mes tyre dhe se tani e tutje me ndihmën e këtij projekti do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë informata dhe të krijojnë rrjet bashkëpunimi në qytetin e Gostivarit.

 

image-0-02-01-ed0d03959f71f8bb20a2030e144a7616d8a65a0c6d05197a846acd5c86410e16-Vimage-0-02-01-915d6b93c9ddaca9e4946af2b251f914f2fe9d21746cc46fc3be7f2827b99ba7-Vimage-0-02-01-b141053a3baa1bea3f7f37c6424a6e4c3add29bbb8ce298240878228e45aa69c-V

 

Comments are closed.