Punëtori për krijimin e strategjisë për zhvillim të dialogut multikulturorë në Komunën e Strugës
18 Nëntor 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Asociacionin Multietnik “Florens Najtingël” organizuan Punëtorinë për krijimin e strategjisë për zhvillim të dialogut multikulturorë në Komunën e Strugës.
Kontributi i OEMVP-së në këtë puntori shihet nga perspektiva e komunitetit të biznesit, i cili gjeneron vende të reja të punës dhe uljen e shkallës së papunësisë që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e standardit dhe cilësisë jetësore. E gjithë kjo në mënyrë indirekte ndikon pozitivisht në zbutjen e dallimeve ndëretnike.
Gjithashtu, gjatë punëtorisë u prezantuan edhe gjetjet kryesore të vlerësimit të situatës së multikulturalizmit në Strugë dhe u zhvillua korniza për aktivitetet dhe rezultatet që do të çojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë. Strategjia e përgatitur, do të paraqitet në Këshillin e Komunës për shqyrtim dhe miratim.
Punëtoria është pjesë e projektit „Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal“ të cilin e implementon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Asociacionin Multietnik “Florens Najtingël””. Projekti financiarisht është i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.
Comments are closed.