Panairi i karrierës UNT – Drejtori ekzekutiv z. Iseni: OEMVP urë lidhëse e biznesit dhe akademisë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot, ishte e pranishme në “Panairin е Karrierës 2022” të organizuar nga Qendra e Karrierës së Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Ky panair ishtë një mundësi e shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, si dhe kompanive të profileve të ndryshme nga i gjithë vendi.
Në panair para studentëve dhe bizeneve mabjti fjalim rasti edhe drejtori i OEMVP z. Drilon Iseni i cili theksoi se ekonomia ka qenë dhe do të ngelet si elementi kryesor i çdo shoqërie e cila synon zhvillim. Ndër tjera ai theksoi se OEMVP ka në përcaktimet e saja strategjike edhe burimet njerëzore si shtyllë e çdo biznesi por edhe e ekonomisë, duke nxitur sipërmarrësinë dhe nëpërmjet saj të krijohen kushte dhe vende pune për të rinjtë të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.
Ai i ftoi studentët që në këtë panair të njoftohen me kompanitë tona vendore të cilat çdo ditë e më tepër luftojnë për një ekonomi më stabile, hapin vende të reja të punës duke u bërë shtylla kryesore e vendit tonë si dhe duke u bërë inspirim për gjeneratat e reja që të fillojnë biznesin e tyre dhe të ndikojnë pozitivisht në aspektin socio-ekonomik të vendit.