OEMVP vazhdon të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve kyçe të cilat kanë ndikim në veprimtarinë e bizneseve

Më datë 9 Prill e Premte, në hapësirat e OEMVP-së, ishin prezent Drejtoresha dhe ZV. Drejtori i Drejtorisë të të hyrave publike znj. Sanja Lukarevska dhe z. Abdul Selam – Selami. Në këtë takim u bisedua rreth çështjeve dhe problematikave me të cilat bizneset e vendit përballen në raport me këtë institucion, si dhe u shkëmbyen sygjerime dhe rekomandime për menjanimin e të njejtave.

OEMVP, çdoherë synon dhe punon në drejtim të përmirësimit të klimës për të bërë biznes në vend.