Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP takohet me Odën e Industrisë së Konja-s. Diskutohen mundësi bashkëpunimi për kompanitë anëtare të të dyja palëve

OEMVP takohet me Odën e Industrisë së Konja-s. Diskutohen mundësi bashkëpunimi për kompanitë anëtare të të dyja palëve

OEMVP takohet me Odën e Industrisë së Konja-s. Diskutohen mundësi bashkëpunimi për kompanitë anëtare të të dyja palëve

30.07.2025, Shkup – Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Durim Zekiri, mirëpriti në takim përfaqësues të Odës së Industrisë së Konja-s, gjegjësisht Sekretarin e Përgjithshëm, z. Fatih Bayraktar dhe përfaqësues të tjerë, me qëllim të eksplorimit të mundësive të bashkëpunimit mes kompanive anëtare të OEMVP dhe të OIK.

Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OEMVP-së në panaire në Turqi, kryesisht në panairin ku takohen furnitorët dhe blerësit e industrisë së mbrojtjes, i cili për herë të 8-të këtë vit organizohet në Konja të Turqisë. Nga ana tjetër, z. Zekiri prezantoi institucionin, duke potencuar lëvizjet signifikante të periudhës së fundit me çka ndihmohen bizneset vendore, por edhe stimulohen investimet e huaja, e në këtë rast anulimi i Ligjit për Tatimin Solidar, si dhe masa të tjera për një treg më konkurrues me vendet e rajonit.

Pikë diskutimi ishin edhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Odave, duke përfshirë mbështetjen e bizneseve anëtare, organizimin e misioneve ekonomike të përbashkëta dhe zhvillimin e projekteve me interes të ndërsjellë.

Drejtori Ekzekutiv, z. Zekiri, theksoi gatishmërinë e OEMVP-së për të forcuar bashkëpunimin dhe për të mbështetur anëtarët për përfshirje në iniciativa ndërkombëtare, duke i cilësuar si platforma të rëndësishme për rrjetëzim dhe hapje të tregjeve të reja.