Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP realizoi takim me Komunën e Tetovës

OEMVP realizoi takim me Komunën e Tetovës

OEMVP realizoi takim me Komunën e Tetovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me kryetarin z.Nebi Hoxha së bashku me përfaqësues të komunitet të biznesit anëtarë të OEMVP-së zhvilloi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi. Pikat kryesore për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ishin: legalizimi i objekteve ndërtimore, dhënia e lejeve për ndërtim, ndërtimi i qarkoreve për kyçje më të lehtë në autostradë si dhe zhvillimi i infrastrukturës. Këto janë komponente shumë të rëndësishme të cilat do të mundësojnë një zhvillim të pandërprerë të biznesit, si dhe do të mundësojnë të avancohet ekonomia si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

OEMVP mbështet çdo lloj iniciative e cila ka të bëjë me krijimin e kushteve më të mira për një mjedis biznesi dhe ekonomi të suksesshme. Sidomos ndërtimi i rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillim të biznesit, pasi që mundëson lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo sjell një përfitim të dyanshëm. U diskutua që në të ardhmen të ketë edhe më tepër takime përmes së cilave do të shihen problemet reale dhe do të mund të gjenden zgjidhje më të mira dhe të përbashkëta, si dhe mundësi për realizim të ideve dhe detyrave që ekzistojnë.

OEMVP kontribuon që komunikimi mes sipërmarrësve dhe institucioneve të jetë në nivel më të lartë dhe do të mundësojë zhvillimin e takimeve të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme për arritje të një bashkëpunimi sa më të frytshëm.