Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP përkrahëse e projekteve të magnatit shqiptar, Sahit Muja

OEMVP përkrahëse e projekteve të magnatit shqiptar, Sahit Muja

OEMVP përkrahëse e projekteve të magnatit shqiptar, Sahit Muja

Sot në zyrat e OEMVP-së ishte për vizitë edhe një figurë e njohur e biznesit ndërkombëtar, pronari i Albanian Minerals z. Sahit Muja, dhe në këtë takim u bisedua mbi perspektivën ekonomike të vendit, mundësinë për investime si dhe potencialin ekonomik të RMV-së. Kompania e z. Sahit Mujës Albanian Minerals, është pronare e rezervave më të mëdha në botë të Magnezit, dhe është kompani e cila ka një projekt të madh sa i përket sektorit të minierave, projekt në të cilin është i përfshirë edhe vendi ynë. OEMVP, në këtë takim ofroi bashkëpunim dhe përkrahje për Albanian Minerals, duke ofruar informacione të tregut vendor si dhe ndërlidhje me bizneset anëtare të saja, për të mundësuar edhe aspekt operativ më të lehtë për kompaninë në fjalë. Mysafirët u mirëpritën nga drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni dhe Durim Zeqiri si përgjegjës për analiza dhe hulumtimë në Odë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore çdoherë ka lobuar në të mirë të biznesit dhe ekonomisë vendore, duke u përpjekur të sjellë investime nga jashtë dhe duke kryer shërbime si ndërmjetësim në institucione dhe udhëheqeje të procedurave logjistike.