Vazhdon realizimi i takimeve mujore në kuadër të Platformës për Partneritet Publiko-Privat

Sot në hapësirat e Qeverisë, u mbajt takimi në kuadër të Platformës për Partneritet Publiko-Privat ku ishin prezent përfaqësuesit e lartë të OEMVP-së dhe Odave ekonomike tjera si dhe zv. Kryeministri për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi.

Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme të cilat tangojnë biznesin dhe ekonominë në përgjithsi, ndër të cilat statusi për formimin e komitetit për turizëm në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ligji për marëdhënie pune – ministria për punë dhe politikë sociale, shpenzimet parafiskale dhe eliminimi i tyre si dhe tema tjera të rëndësisë së ngjashme.

OEMVP vazhdon veprimtarinë e saj duke pasur për qëllim bazë mbrojtjen dhe avansimin e interesave afariste të anëtarësisë dhe më gjërë.