OEMVP përfundon Trajnimet individuale për kompanitë anëtare rreth menaxhimit të mbetjeve
Në përpjekjet e saj për të avancuar qëndrueshmërinë e kompanive dhe menaxhimin e mbetjeve, OEMVP përfundoi me sukses trajnimet individuale për disa nga kompanitë anëtare të saja.
Ky program trajnimi, synon të ndihmojë kompanitë në minimizimin e mbetjeve në çdo fazë, nga krijimi deri në eliminim. Trajnimet përfshijnë strategji të avancuara për riciklim dhe ripërdorim të produkteve dhe komponentëve, duke promovuar njëkohësisht kursimin e energjisë dhe burimeve tjera.
Kompanitë Almero, Multipark Izairi dhe Vezë Sharri janë kompanitë e fundit të përfshira në programin e mentorimit të OEMVP-së për të përmirësuar praktikat e tyre të mbetjeve, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm dhe gjenerojnë sasi të konsiderueshme mbetjesh.
OEMVP mbetet e përkushtuar për të mbështetur anëtarët e saj në zbatimin e praktikave më të mira të menaxhimit të mbetjeve. Qëllimi është një përmirësim i ndjeshëm në performancën mjedisore të kompanive dhe një kontribut i prekshëm në mbrojtjen e planetit tonë.
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore synon të vendosë standarde të larta në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe të promovojë një qasje të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit në komunitetin e biznesit.
Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit të OEMVP “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © i cili implementohet në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000 dhe realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID Maqedonia e Veriut “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.